Manchester United zyrtarizon Mason Mount

Mason Mount do veshë fanellën e Manchester United. Lajmin e kanë konfirmuar vetë ‘Djajtë e Kuq’, me anë të një postimi në faqen e tyre. United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve. 24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me […]

Manchester United zyrtarizon Mason Mount

Mason Mount do veshë fanellën e Manchester United.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë ‘Djajtë e Kuq’, me anë të një postimi në faqen e tyre.

United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 250,000 funte në javë te United, potencialisht duke u rritur në 300,000 funte në javë në varësi të paraqitjeve.

Është një rritje gjigante e pagës për reprezentuesin anglez, i cili fitonte 80,000 funte në javë te Chelsea.