Mane i kthen përgjigje vendimtare interesimit të Realit

Sadio Mane nuk do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit gjatë kësaj vere. “Bild” ka raportuar të premten se Mane ka refuzuar ofertën e Realit për shkak se dëshiron të mbetet pjesë e Bayernit. Mësohet se ai ia ka bërë me dije Bayernit se nuk dëshiron të largohet këtë verë, përkundër që klubi e ka […]

Mane i kthen përgjigje vendimtare interesimit të Realit

Sadio Mane nuk do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit gjatë kësaj vere.

“Bild” ka raportuar të premten se Mane ka refuzuar ofertën e Realit për shkak se dëshiron të mbetet pjesë e Bayernit.

Mësohet se ai ia ka bërë me dije Bayernit se nuk dëshiron të largohet këtë verë, përkundër që klubi e ka nxjerrë në shitje për çështje disiplinore.

Senegalezi është i vendosur ta dëshmojë veten te skuadra gjermane, së cilës iu bashkua vitin e shkuar nga Liverpooli.

Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa edicionin e fundit shënoi 12 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat.