Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq. Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes. Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”, raporton […]

Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”, raporton Gazeta Express.

Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.