VLEN do të marrë 6 ministra me riformatimin e qeverisë, thotë Kasami

VLEN do të marrë 6 ministra me riformatimin e qeverisë, thotë Kasami
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, në emisionin “On Time” në TV Koha, ka deklaruar se pozicioni i VLEN-it do të përmirësohet me riformatimin e qeverisë.
Sipas tij, procesi është në fazën përfundimtare dhe si partner qeveritar, VLEN do të udhëheqë 6 ministra me resorë të caktuar. Kasami theksoi se çfarëdo veprim të kryhet, opozita do të ketë detyrën të kritikohet.
“Jemi në fazën përfundimtare të mbylljes së kësaj marrëveshje, në një situatë të tillë VLEN po përforcon pozitat e saj në qeveri, sepse po merr tanimë 6 ministra me resorë të caktuar. Poashtu dua theksoj se në këtë kombinatorikë po bisedohet dhe është në tryezë edhe Ministria e Kulturës, kërkuam që kjo ministri të udhëhiqet nga kuadër i VLEN-it. Dua të theksoj edhe me këtë dikaster që kemi udhëhequr dhe atyre pas rikonstruimit jemi shumë më mirë me pozicion se në shumë momente që ka drejtuar BDI për 20 vite”, tha Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se këto janë ministri që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve.
Me pak fjalë
VLEN do të marrë kontrollin e 6 ministrive me riformatimin e qeverisë, duke përforcuar pozicionin e saj si partner qeveritar, sipas deklaratës së bashkëkryetarit Bilall Kasami.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




