Masat e BE-së dhe pauza e SHBA-së/ raportet e Kosovës me aleatët nën presion
Marrëdhëniet e ftohta të Kosovës me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian vazhdojnë të diskutohen, pasi BE mban ende masat ndëshkuese, ndërsa ShBA ka pezulluar dialogun strategjik. Kryeministri në detyrë ka deklaruar se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e tij ndaj Serbisë. Ky fakt është venë në mëdyshje, kjo për shkakun se akteret ndërkombëtar vetë Kurtin


Marrëdhëniet e ftohta të Kosovës me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian vazhdojnë të diskutohen, pasi BE mban ende masat ndëshkuese, ndërsa ShBA ka pezulluar dialogun strategjik. Kryeministri në detyrë ka deklaruar se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e tij ndaj Serbisë.
Ky fakt është venë në mëdyshje, kjo për shkakun se akteret ndërkombëtar vetë Kurtin e kanë parë si problem.
Njohësit e rrethanave ndajnë mendime të ndryshme karshi të kësaj gjendje.
Blerim Burjani
“Raportet SHBA dhe Be, janë marrëdhenie që nuk janë në nivelin e duhur. Problemet dihet të cilat janë, ankesat kanë qenë në politiken e Kurit… Kurti ka zbatu marrëveshje pa kooordinim me BE dhe SHBA… Ka edhe factor të tjerë… nuk ka kredibilitet institucional”
Ndryshe mendon profesori i Shkencave Politike, Basri Muja. Ai thotë se problem kryesor është insistimi i Kosovës për të shtrirë sovranitet në veri të vendit.
BASRI MUJA, PROFESOR I SHKENCAVE POLITIKE:
“ Mendoj që problem kryesor mes qeverisë dhe administrates në Bruksel dhe Ëashington është insistimi kosovës për të shtri sovranitetin në Veri, edhe kërkesat e vazhdueshme të administrative për koordinim. FaTKEQSISHT ËR 20 vjet kemi pas koordinim po nuk është që ka pasur shumë lëvizje. Kurti edhe në bazë të premtimit zgjedhor, mendoj që kjo I ka sjell problem Kurtit në raport me partnered tanë ndërkombëtar.”
Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.
Ndërsa në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim.


