MASh: Nga nesër do të paguhet mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Kompensimet në të holla në bazë të masës antikrizë për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, e cila u premtua, ndërsa nuk u realizua, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se do të filloj; me pagesën prej ditës së hënë, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se ministrja e re e […]

MASh: Nga nesër do të paguhet mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Kompensimet në të holla në bazë të masës antikrizë për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, e cila u premtua, ndërsa nuk u realizua, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se do të filloj; me pagesën prej ditës së hënë, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se ministrja e re e Arsimit, Vesna Janevska, i obligoi sektorët kompetent që të bëjnë pasqyrë tabelare të detajuar të detyrimeve financiare të parealizuara për çdo nxënës, familja e të cilit i plotëson kushtet dhe ka parashtruar kërkesë për realizimin e kësaj të drejte.

“Në bazë të raportit të dorëzuar, është realizuar plan me dinamikë të pagesës e cila fillon që nesër. Në vend të zgjidhjeve afatshkurtra jocilësore, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vërtetë dhe të vazhdueshme sistematike për të lehtësuar procesin edukativo-arsimor dhe për t’i tejkaluar sfidat me të cilat janë përballur çdo ditë vitet e fundit”, thanë nga MASh.

Masa parashihte që prindërit e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm, të cilët kanë të ardhura të ulëta, do të marrin 1200 denarë dhe 1800 denarë çdo muaj për një periudhë gjashtëmujore.

Ndryshe, MASH bën të ditur se të rinjtë do të jenë në fokus të politikave të Qeverisë së re, me rritje të cilësisë së arsimit dhe “mundësi për të realizuar potencialin personal brenda kufijve të vendit të tyre”.

LEXO: Qeveria e RMV-së, vetëm pjesërisht e realizoi ndihmën financiare për prindërit me të ardhura të ulëta