MAShTI jep pagesë të plotë për kopsht për fëmijët e familjeve me asistencë sociale
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar zyrtarisht zgjerimin e Programit të Kuponëve, i cili mbështet familjet përfituese nga Skema e Asistencës Sociale (SAS), duke ofruar pagesë të plotë për ndjekjen e kopshtit për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç. Programi, që tashmë ka kaluar fazën pilotuese, do të mbulojë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar zyrtarisht zgjerimin e Programit të Kuponëve, i cili mbështet familjet përfituese nga Skema e Asistencës Sociale (SAS), duke ofruar pagesë të plotë për ndjekjen e kopshtit për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç.
Programi, që tashmë ka kaluar fazën pilotuese, do të mbulojë të gjitha shpenzimet për ndjekjen e kopshtit në institucione private dhe publiko-private të licencuara për vitin shkollor 2025/2026. Sipas MASHTI, përfitimi është falas për prindërit dhe përfshin gjithashtu mbështetje për transportin e fëmijëve që banojnë së paku 4 kilometra larg kopshtit të përzgjedhur.
Familjet përfituese nga SAS, që banojnë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë, Drenas, Shtime, Suharekë dhe Klinë, janë të ftuara të aplikojnë.
Familja duhet të jetë e regjistruar si përfituese nga Skema e Asistencës Sociale (SAS); të ketë të paktën një fëmijë të moshës 3–5 vjeç, në kohën kur fillon ndjekja e kopshtit, lejohet aplikimi edhe nga mosha 2 vjet e 6 muaj deri në 4 vjet e 6 muaj, për aq kohë sa fëmija fillon kopshtin në moshën 3 vjeç, lëmija duhet të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për ndjekjen e kopshtit.
MAShTI thekson se pjesëmarrja në Programin e Kuponëve nuk ndikon në përfitimet aktuale nga SAS, duke e bërë këtë një mundësi të rëndësishme për përfshirjen e hershme të fëmijëve në arsim.
“Aplikimi për Programin e Kuponëve ka nisur më 1 shtator dhe do të jetë i hapur deri më 21 shtator 2025. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës elektronike e-Kosova, në këtë link: .Për informata dhe asistencë gjatë procesit të aplikimit, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave për Punë Sociale (QPS) në komunat përkatëse”, thuhet në njoftim.