Max Verstappen “shkel”, rikthehet fuqishëm Mercedes

Verstappen “shkel”, rikthehet fuqishëm Mercedes. Max Verstappen edhe me një paraqitje dominuese ka arritur që ta fitoj garën për shpërblimin e madh të Spanjës. Nga fillimi e deri në fund ai qëndroi në pozitën e parë dhe me shumë komoditet e kaloi vijën e finishit. Kështu ai e regjistron fitoren e 40 në Formula 1 […]

Max Verstappen “shkel”, rikthehet fuqishëm Mercedes

Verstappen “shkel”, rikthehet fuqishëm Mercedes.

Max Verstappen edhe me një paraqitje dominuese ka arritur që ta fitoj garën për shpërblimin e madh të Spanjës.

Nga fillimi e deri në fund ai qëndroi në pozitën e parë dhe me shumë komoditet e kaloi vijën e finishit.

Kështu ai e regjistron fitoren e 40 në Formula 1 me ekipin e Red Bull-it duke u bërë piloti me më së shumti fitore.

Verstappen e len pas vetes 4 herë kampionin e botës Sebastian Vettel që kishte 38 fitore me Red Bull-in.

Por në Spanjë befasoi për të mirë ekipi i Mercedes-it duke u rikthyer fuqishëm.

Ata e morën pozitën e dytë dhe të tretë.

7 herë kampioni i botës i ngjit si i dyti në podium.

Kurse garë të madhe bëri George Russell që nga pozita e 12 në fund doli i treti.