Mbappe nis të tallet me PSG-në, ky është kushti i tij për tu larguar nga ekipi

Mbappe i vë kushte PSG-së, largohet veç nëse i merr 240 milionë euro Kylian Mbappe i ka vendosur kushte Paris Saint-Germainit. Sulmuesi francez ka kontratë me parisienët edhe një vit, pra deri më 30 qershor 2024. Por, kampioni francez duket se ka vendosur ta shesë atë qysh këtë verë pasi lojtari “u rebelua” dhe nuk […]

Mbappe nis të tallet me PSG-në, ky është kushti i tij për tu larguar nga ekipi

Mbappe i vë kushte PSG-së, largohet veç nëse i merr 240 milionë euro

Kylian Mbappe i ka vendosur kushte Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi francez ka kontratë me parisienët edhe një vit, pra deri më 30 qershor 2024.

Por, kampioni francez duket se ka vendosur ta shesë atë qysh këtë verë pasi lojtari “u rebelua” dhe nuk pranoi ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, ndonëse e kishin lënë si opsion.

E tash, ish-futbollisti i Monacos nuk po pranon të largohet pa dëmshpërblim.

Më saktësisht, mediumi spanjoll “Marca” raporton se 24 vjeçari ia ka kërkuar PSG-së 240 milionë euro për largimin e tij të mundshëm.

Nënkampioni i botës i do paratë e kontratës që e kishte nënshkruar me parisienët për vitin e fundit të saj pasi ai në këtë rast po largohet një vit pa i përfunduar kontrata e nënshkruar.

Real Madridi është klubi më i interesuar për ta blerë kartonin e futbollistit, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe dy gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester United.