Mbeti pa nënkryetar të Parlamentit, Fronti Europian nuk mori pjesë në seancë

Kryeparlamentari Afrim Gashi do të ketë tre nënkryetarë, Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitreski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM, të cilët e morën përkrahjen e duhur për zgjedhjen The post Mbeti pa nënkryetar të Parlamentit, Fronti Europian nuk mori pjesë në seancë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mbeti pa nënkryetar të Parlamentit, Fronti Europian nuk mori pjesë në seancë

Kryeparlamentari Afrim Gashi do të ketë tre nënkryetarë, Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitreski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM, të cilët e morën përkrahjen e duhur për zgjedhjen e tyre. Edhe pse ideja fillestare ishte që të jenë pesë nënkryetarë, megjithatë në fund u vendos që të jenë tre.

Me këtë dështoi ideja që njëri nga nënkryetarët të jetë nga radhët e Frontit Europian, edhe pse, siç mësojmë, ata kanë këmbëngulur për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit, kështu që me shumë gjasa kjo ishte arsyeja se pse deputetët e këtij koalicioni nuk morën pjesë në seancë.

Deputetët e radhëve të LSDM-së përveç deputetit të tyre Jovan Mitrevski, nuk votuan as “pro” e as “kundër” për Milloshoskin dhe Bendevskën. Mitreski u zgjodh me 82 vota, Milloshoski me 69 dhe Bendevska me 70. Nënkryetarët dhanë betim solemn, e ku për arsye shëndetësore nuk mori pjesë vetëm Milloshoski.

Në deklaratën kur duhej të lexohej emri kushtetues i shtetit, Bendevska e lexoi vetëm “R. Maqedonia V”.

The post Mbeti pa nënkryetar të Parlamentit, Fronti Europian nuk mori pjesë në seancë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .