Mbi 22.700 anëtarë do të votojnë të dielën për lider të ri të LSDM-së

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet brendapartiake në LSDM, Viktorija Avramoska Madiq, në një intervistë për Sloboden Peçat zbuloi se sa anëtarë të LSDM-së janë të regjistruar për zgjedhjet brendapartiake të planifikuara për të dielën, transmeton Portalb.mk. “Shifra që konkluduam më 23 qershor për anëtarët me të drejtë vote të regjistruar është 22.735 anëtarë. […]

Mbi 22.700 anëtarë do të votojnë të dielën për lider të ri të LSDM-së

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet brendapartiake në LSDM, Viktorija Avramoska Madiq, në një intervistë për Sloboden Peçat zbuloi se sa anëtarë të LSDM-së janë të regjistruar për zgjedhjet brendapartiake të planifikuara për të dielën, transmeton Portalb.mk.

“Shifra që konkluduam më 23 qershor për anëtarët me të drejtë vote të regjistruar është 22.735 anëtarë. Ajo listë sot u dorëzohet kryetarëve të organizatave komunale dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore komunale që të kontrollohen edhe një herë, ndërsa nesër gjatë ditës do të shkojë për shtyp lista zgjedhore me anëtarë të regjistruar”, tha ajo. 

Avramoska-Madiq theksoi se LSDM është partia e parë që prezantoi zgjedhje të menjëhershme brendapartiake për lider dhe partia nuk planifikon të braktisë këtë parim.

Madiq ka shpjeguar se vendvotimet do të jenë në hapësirat e organizatave komunale dhe sipas ligjit ku janë regjistruar mbi 1000 anëtarë, përkatësisht Manastir, Kumanovë dhe Strumicë, votimi do të bëhet në tri kuti, përkatësisht do të jenë tre këshilla zgjedhor.

Zyrtarisht në garë për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) janë katër kandidatë, edhe atë Venko Filipçe (ish ministër i Sëndetësisë), Sllavjanka Petrovska (ish ministre e mbrojtjes), Jovan Despotovski (drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike) dhe Aleksandar Bajdevski ( zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës).

Në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV që u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale, LSDM fitoi vetëm 18 mandate deputetësh. Ky rezultat u vlerësua si një humbje e thellë e LSDM-së, parti e udhëhequr në dy vitet e fundit nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

LEXO: Katër kandidatë për të parin e partisë, LSDM-ja miratoi kandidaturat