Mbretërit fitojnë El Clasicon dhe hyn në garë për La Liga

Mbretërit fitojnë El Clasicon dhe hyn në garë për La Liga

Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi të dy golat për madrilenët, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titullin kampion.

Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një gabimi në largimin e topit nga Gerard Martin. Topi përfundoi te këmbët e Mbappes, i cili nuk gaboi përballë portës, duke i dhënë avantazhin Realit, transmeton albinfo.ch.

Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të. Pedri shërbeu një top në zonë për Raphinhan, i cili me një goditje të saktë me të majtën mposhti Lunin për rezultatin 1-1.

Pas barazimit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të. Camavinga depërtoi bukur në zonë dhe pasoi për Mbappen, i cili, me portën e boshatisur, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kështu, Real Madridi feston një triumf të rëndësishëm në udhëtim, ndërsa Barcelona pëson disfatën e parë në kampionat këtë sezon. Me këtë sukses, madrilenët shkurtojnë diferencën në vetëm tri pikë, duke rihapur edhe më shumë garën për kreun e La Ligës.

The post Mbretërit fitojnë El Clasicon dhe hyn në garë për La Liga appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.