Më shumë se 100 delfinë dalin në breg, 13 prej tyre të ngordhur

Më shumë se 100 delfinë të bllokuar në breg në shtetin amerikan të Massachusetts u shpëtuan nga vullnetarët e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW). IFAW tha se ekipet e shpëtimit të kafshëve u njoftuan pasi banorët vendas gjetën delfinët në brigjet e gadishullit Cape Cod në Massachusetts. Pas orësh pune nga një ekip [...]Read More...

Më shumë se 100 delfinë dalin në breg, 13 prej tyre të ngordhur

Më shumë se 100 delfinë të bllokuar në breg në shtetin amerikan të Massachusetts u shpëtuan nga vullnetarët e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW).

IFAW tha se ekipet e shpëtimit të kafshëve u njoftuan pasi banorët vendas gjetën delfinët në brigjet e gadishullit Cape Cod në Massachusetts.

Pas orësh pune nga një ekip prej rreth 25 punonjësish të IFAW dhe 100 vullnetarësh, më shumë se 100 delfinë u shpëtuan dhe u kthyen në det. Ndërsa, 13 delfinë ngordhën.

Ndryshimet e baticës në det mendohet se kanë çuar në këtë situatë./abcnews.al

Teams of animal rescuers in Massachusetts were working to keep dozens of dolphins away from shallow waters on Friday, June 28, after 125 marine animals stranded themselves a day earlier.

— CGTN America (@cgtnamerica) July 1, 2024