Megan Latifaj triumfon në Ruhrgebiet Open 2026 në Gjermani

Megan Latifaj triumfon në Ruhrgebiet Open 2026 në Gjermani

Tenistja Megan Latifaj ka shënuar një tjetër sukses në garat e tenisit në Gjermani, duke triumfuar në turneun Ruhrgebiet Open 2026, të organizuar nga RL-Night – Sport Projekte, shkruan albinfo.ch.

Latifaj e konfirmoi fitoren përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu kënaqësinë për rezultatin e arritur në këtë turne të kategorisë A-7.

“Çfarë fundjave! Dy tie-break në ndeshje, shumë emocione dhe një ndjenjë e mrekullueshme në fund. Faleminderit për gjithë mbështetjen”, ka shkruar tenistja.

Sipas përshkrimit të saj, rrugëtimi drejt triumfit është shoqëruar me përballje të forta dhe momente tensioni, ku vendimtare kanë qenë detajet në fushë.

Fitorja në Ruhrgebiet Open 2026 i shtohet rezultateve të saj në tenis, ndërsa Latifaj vazhdon të jetë aktive në garat e zhvilluara në Gjermani./Albinfo.ch

Megan Latifaj, kampione e shumëfishtë e tenisit, në Gjermani

 

 

The post Megan Latifaj triumfon në Ruhrgebiet Open 2026 në Gjermani appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.