Meksika në kërkim të 23 të burgosurve të nxjerrë nga burgu gjatë valës së dhunës

Policia në Meksikë po kërkon një numër të burgosurish të dalë nga një burg në Puerto Vallarta gjatë një vale sulmesh të nisura nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) të dielën, ka raportuar BBC, Puerto Vallarta, një vendpushim plazhi në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, ishte midis qyteteve ku CJGN bllokoi rrugët dhe

Meksika në kërkim të 23 të burgosurve të nxjerrë nga burgu gjatë valës së dhunës
meksika-ne-kerkim-te-23-te-burgosurve-te-nxjerre-nga-burgu-gjate-vales-se-dhunes

meksika-ne-kerkim-te-23-te-burgosurve-te-nxjerre-nga-burgu-gjate-vales-se-dhunes

Policia në Meksikë po kërkon një numër të burgosurish të dalë nga një burg në Puerto Vallarta gjatë një vale sulmesh të nisura nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) të dielën, ka raportuar BBC,

Puerto Vallarta, një vendpushim plazhi në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, ishte midis qyteteve ku CJGN bllokoi rrugët dhe dogji makinat në shenjë hakmarrjeje për vrasjen nga forcat e sigurisë të udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Gjatë trazirave, burra të armatosur sulmuan një nga portat e burgut me një makinë, duke i hapur rrugën arratisjes së 23 të burgosurve, tha një zyrtar.

Më shumë se 70 persona – përfshirë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare – u vranë në operacionin për kapjen e El Mencho dhe dhunën që pasoi.