Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi

Nisur nga sot (01.07.2024) të gjithë mërgimtarët që hyjnë me automjete në Kosovë  mund t’i marrin në kufi policat e sigurimeve. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jokomerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse. “Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me […] The post Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi appeared first on Albinfo.

Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi

Nisur nga sot (01.07.2024) të gjithë mërgimtarët që hyjnë me automjete në Kosovë  mund t’i marrin në kufi policat e sigurimeve.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jokomerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

“Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshme prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet e tjera, siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, ka njoftuar Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Dy vjetët e kaluar Qeveria e Kosovës po ashtu ka subvencionuar policat e sigurimeve për mërgimtarët, megjithatë, ata është dashur të paguajnë një herë e pastaj t’iu kompensoheshin.

 

The post Mërgimtarët nga sot mund të marrin policat e sigurimeve falas në kufi appeared first on Albinfo.