Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi i hetimit dhe marrja e tij si i pandehur. Ai akuzohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar […]

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi i hetimit dhe marrja e tij si i pandehur.

Ai akuzohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të dyshuara si të kryera në tentativën për hakërimin e sistemit elektronik të SPAK.

Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Hetimet nisën pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të SPAK disa muaj më parë.