Mickoski: Ne dëshirojmë t’i kthejmë mërgimtarët! Do të isha i lumtur nëse SHBA-të ashpërsojnë rregullat për vizat e emigracionit

Kryeministri Hristijan Mickoski u pyet sot për planin e SHBA-së për revokim masiv të vizave për azilkërkuesit, që mund të preken deri në 200,000 persona, përcjell TV21.
Mickoski tha se dëshiron që të ashpërsohen kushtet për viza amerikane të imigracionit, sepse, sipas tij, politika e qeverisë është për t’i kthyer mërgimtarët.
“Nëse do të mund të ashpërsonin kushtet amerikanët për vizat e imigracionit për qytetarët e Maqedonisë, do të isha më i lumtur, sepse politika e kësaj Qeverie është të kthejë mërgimtarët, jo t’u lejojë atyre të marrin… Nëse flasim për viza turistike, është çështje tjetër. Dhe përndryshe, nëse mund t’i ashpërsojmë vizat e imigracionit në mënyrë që të mos jepen fare, do të ishim më të lumturit”, theksoi Mickoski.
The post Mickoski: Ne dëshirojmë t’i kthejmë mërgimtarët! Do të isha i lumtur nëse SHBA-të ashpërsojnë rregullat për vizat e emigracionit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



