Mickoski: Duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet, betimin e kam bërë me mbiemrin

Hristijan Mickoski, kryetar i qeverisë dhe i VMRO-DPMNE-së, në Tv 24 tregon se me presidenten Siljanovska Davkova nuk kanë folur për betimin, për të cilin Mickoski është betuar me emrin The post Mickoski: Duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet, betimin e kam bërë me mbiemrin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mickoski: Duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet, betimin e kam bërë me mbiemrin

Hristijan Mickoski, kryetar i qeverisë dhe i VMRO-DPMNE-së, në Tv 24 tregon se me presidenten Siljanovska Davkova nuk kanë folur për betimin, për të cilin Mickoski është betuar me emrin kushtetues. Ai thotë se betimi i saj në emër të Maqedonisë nuk ishte provë për të parë se si do të reagonte bashkësia ndërkombëtare, përcjell FLAKA.

“Ne kemi marrëdhënie të mira dhe të jashtëzakonshme me të dhe ajo është një vlerë e shtuar në politikën tonë. Unë nuk jam një politikan me qëllime të fshehta dhe as ajo. Kodi zgjedhor në pjesën e betimit është ashtu siç është, duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet, betimin e kam bërë me mbiemrin. Do të jetë hipokrite nëse shkoj në Uashington dhe kam një pllakë me mbiemrin përpara dhe them që nuk e përdor. Çfarë do t’u them qytetarëve, çfarë shihni, nuk shihni, apo të thyej tjegulla dhe të largohem nga samiti i NATO-s? Do të dëgjoni kryeministrin duke përdorur termin Maqedoni, por kjo është Kushtetuta dhe i gjithë sistemi i komunikimit do të jetë përderisa kjo Kushtetutë është në fuqi. Kam pësuar dëm politik kur thashë se Marrëveshja e Prespës ishte realitet. Mbështetësit tanë dhe qytetarët që votuan për ne e dinin saktësisht mesazhin. Nuk ishte mesazhi se VMRO-DPMNE do ta griste marrëveshjen e Prespës dhe se do ta kthente emrin”, thotë Mickoski. FLAKA

The post Mickoski: Duke pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjet, betimin e kam bërë me mbiemrin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .