Milan është gati për revolucionin në sulm! Shihni çfarë po ndodh…

Pas mbylljes me sukses të marrëveshjes për transferimin e Ardon Jasharit, drejtuesit e AC Milan janë të vendosur të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre në përforcimin e repartit të sulmit, ku kërkohet me ngulm një qendërsulmues klasi për sezonin e ri. Mesfushori shqiptar mbërriti në Itali të martën në mbrëmje, ndërsa të mërkurën kreu […]

Milan është gati për revolucionin në sulm! Shihni çfarë po ndodh…

Pas mbylljes me sukses të marrëveshjes për transferimin e Ardon Jasharit, drejtuesit e AC Milan janë të vendosur të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre në përforcimin e repartit të sulmit, ku kërkohet me ngulm një qendërsulmues klasi për sezonin e ri.

Mesfushori shqiptar mbërriti në Itali të martën në mbrëmje, ndërsa të mërkurën kreu vizitat mjekësore përpara se të firmoste kontratën me kuqezinjtë. Marrëveshja me Club Brugge është arritur për një shumë totale prej 39 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Në anën tjetër, edhe mbrojtja pritet të marrë formë me afrimin e Zachary Athekame nga Young Boys, i cili do të mbulojë krahun e djathtë të prapavijës. Me këto lëvizje, Milani konsideron të mbyllur dy repartet kryesore dhe tani fokusi total kalon te sulmi, përcjell ORAinfo.

Synimi: Një “numër 9” i denjë për San Siro

Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, drejtori sportiv Igli Tare dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke shqyrtuar disa emra të njohur për të zëvendësuar boshllëkun në majën e sulmit:

Rasmus Hojlund (Manchester United) – Një opsion shumë i pëlqyer, veçanërisht nëse “Djajtë e Kuq” hapen ndaj një formule huazimi me të drejtë blerjeje.

Darwin Núñez (Liverpool) – Milan është i interesuar, por garon me Al-Hilal, që ka paraqitur një ofertë serioze. Transferimi kërkon një investim të madh.

Dusan Vlahovic (Juventus) – Një emër i njohur në Serie A, por vështirësitë që lidhen me transferimin nga një rival direkt janë të konsiderueshme.

Breel Embolo (Monaco) – Një alternativë më e lirë, por me profil interesant si zgjidhje afatshkurtër ose rotacioni.

Pas përfundimit të merkatos për mesfushën, Milani është i vendosur të sjellë një qendërsulmues që jo vetëm të plotësojë nevojat taktike të ekipit, por edhe të mbajë peshën e fanellës së famshme me numrin 9. /ORAinfo/