Milan i shkakton Interit humbjen e parë në Serie A

Milan i shkakton Interit humbjen e parë në Serie A

Rosonnerët kanë triumfuar në derbin e shumëpritur ndaj rivalit të përjetshëm, Interit, në një përballje plot emocione, gola dhe spektakël në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt me Christian Pulisic, i cili realizoi pas një aksioni të bukur të Diego Moreiras.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Adrien Rabiot dyfishoi shifrat, duke i dhënë Milanit një epërsi të rëndësishme në fillim të takimit.

Interi reagoi dhe arriti të ngushtojë rezultatin me Alessandro Bastonin në minutën e 22-të, duke rikthyer emocionet në derbin e Milanos.

Megjithatë, Milani kishte edhe një përgjigje tjetër. Diego Moreira realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 43-të, duke ndezur festën kuqezi në tribunat e San Siros.

Një paraqitje e madhe e Milanit në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, ku rivaliteti dhe krenaria e qytetit të Milanos ishin në qendër të vëmendjes.

Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për Milanin, pasi Interi para derbit ishte në krye të renditjes, me 25 pikë, në kuotë të njëjtë me Lazion. Ndërkohë, Milani pozicionohej në vendin e pestë dhe kërkonte të afrohej me skuadrat kryesuese.

Nga ana tjetër, Interi synonte të vazhdonte serinë pozitive në kampionat dhe të mbronte pozitën në krye të Serie A.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.