Ministri Sveçla publikon pamje pas sulmit me granatë dore të Komunës Veriore të Mitrovicës
Sveçla publikon një video pas sulmit me granatë dore të Komunës Veriore të Mitrovicës. Situata e tensionuar në veri të Kosovë vazhdon. Mbrëmë objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore. Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i […]
![Ministri Sveçla publikon pamje pas sulmit me granatë dore të Komunës Veriore të Mitrovicës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/veeri.jpg)
Sveçla publikon një video pas sulmit me granatë dore të Komunës Veriore të Mitrovicës.
Situata e tensionuar në veri të Kosovë vazhdon. Mbrëmë objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore. Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i regjimit të Vuçiqit po vazhdon.
Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore është një përpjekje tjetër për eskalim dhe destabilizim.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë reagim kreu i MPB-së ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi me granatë dore.