Ministrja Sala: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

Brenda vitit 2026, Spitali Onkologjik në QSUT do të pajiset me brakiterapi. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion“. Pjesë nga biseda në studio: Blendi Fevziu: Mua […]

Ministrja Sala: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

Brenda vitit 2026, Spitali Onkologjik në QSUT do të pajiset me brakiterapi. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion“.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Mua një kolegu im më ka sjellë sot disa pyetje. S’janë të miat, pra i ka bërë ai. Se unë nuk i kisha hyrë kaq thellë dhe më thotë që Onkologjiku ka 12 vite pa brakiterapi, ka punuar vetëm 8 muaj. Si duhet t’ja bëjë një grua me kancer gjinekologjik?

Ministrja Sala: Brenda vitit do ketë brakiterapi

Blendi Fevziu: Do ketë brenda vitit?

Ministrja Sala: Po!

Blendi Fevziu: Si mundet Shqipëria nuk ka një PET scan? Si ia bën një pacient për të bërë PET scan, duhet të shkojë në Turqi?

Ministrja Sala: Po. Kjo është. Por ajo që dua të theksoj këtu. Ngritja e shërbimeve të reja… sepse PET scan nuk vjen vetëm me Pet scan-in. Blerja e një makinerie…

Blendi Fevziu: Kërkon trajnimin e mjekut imazherist.

Ministrja Sala: Ekzakt. Faleminderit! Ne nuk kemi tani këtu mjek të kualifikuar. Unë kam punuar vetë dhe kam raportuar Pet Scan-in.