Molliqaj: Dhënia e veriut, që ta marrim Luginën e Preshevës, zgjidhja më e mirë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ai në “Debat Plus”, tha se themelimi i Asociacionit do krijojë shumë probleme, derisa shtoi se dhënia e veriut e marrja e Luginës së Preshevës është zgjidhja më e mirë. “Kryetari i Asociacionit ka mu ba […]

Molliqaj: Dhënia e veriut, që ta marrim Luginën e Preshevës, zgjidhja më e mirë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ai në “Debat Plus”, tha se themelimi i Asociacionit do krijojë shumë probleme, derisa shtoi se dhënia e veriut e marrja e Luginës së Preshevës është zgjidhja më e mirë.

“Kryetari i Asociacionit ka mu ba opozitari i kryeministrit, s’po kryhet kjo punë. Duhet me diskutu mundësinë e ripërcaktimit, unë jam për këtë punë jo pse se thotë kërkush, e them sepse besoj që është e mundshme dhe e duhur. S’po kërkoj diçka që s’ka hapësirë te ndërkombëtarët”, tha ai.

“Ata që janë me dhënë veriun  në kuptimin e ndryshimin e kufijve, që me marrë Luginën e Preshevës janë njerëz që ia dojnë më të mirën Kosovës”, vijoi ai.