Momenti kur sulmohet policia e Kosovës pas arrestimit të një serbi në veri

Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic- Llule. Por, pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri. Në videon e publikuar, shihet se si një veturë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e […]

Momenti kur sulmohet policia e Kosovës pas arrestimit të një serbi në veri

Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic- Llule.

Por, pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri.

Në videon e publikuar, shihet se si një veturë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e poashtu has edhe në vështirësi nga veturat tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar një serb i cili gjithashtu ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë arrestimit janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovë, ku tre prej tyre janë lënduar lehtë.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.