Moti i keq shkaktoi 27 viktima në Pakistan
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën. “Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan, transmeton REL. Stuhitë goditën […]
![Moti i keq shkaktoi 27 viktima në Pakistan](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/hamid-roshaan-9Kj1C8iuX84-unsplash.jpg?fit=1024%2C687&ssl=1)
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.
“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan, transmeton REL.
Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën.
Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.
Më shumë se 140 persona u plagosën.