Moti me stuhi kaploi Maqedoninë, shi i rrëmbyeshëm në Kriva Pallankë dhe Pehçevë, u mblodh shtabi i krizës në Ohër

  Stuhia nga Ohri po përhapet në drejtim të Maqedonisë qendrore dhe Shkupit dhe në të njëjtën kohë një valë e re vjen nga verilindja, sipas incizimeve të fundit të DPHM. Paqëndrueshmëri e përcjellur me reshje të forta shiu të rrëmbyeshëm, bubullima, erë e fortë dhe breshër ka tani në Pehçevë. Në Kriva Pallankë jostabilitet […]

Moti me stuhi kaploi Maqedoninë, shi i rrëmbyeshëm në Kriva Pallankë dhe Pehçevë, u mblodh shtabi i krizës në Ohër

 

Stuhia nga Ohri po përhapet në drejtim të Maqedonisë qendrore dhe Shkupit dhe në të njëjtën kohë një valë e re vjen nga verilindja, sipas incizimeve të fundit të DPHM. Paqëndrueshmëri e përcjellur me reshje të forta shiu të rrëmbyeshëm, bubullima, erë e fortë dhe breshër ka tani në Pehçevë. Në Kriva Pallankë jostabilitet i përcjellë me reshje të dendura të shiut, njofton DPHM, transmeton Portalb.mk.

Në Ohër mblidhet shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim, pas së cilës do të ketë angazhim në terren të ndërmarrjeve komunale dhe institucioneve dhe ndërmarrjeve lokale, të cilat do të angazhohen në ndihmë të qytetarëve dhe në sanimin e gjendjes pas shiut të rrëmbyeshëm në Ohër dhe në rrethinë, rajoni Ohër-Strugl, thonë nga QMK.

QMK njofton se pas përfundimit të shtabit të krizave të Komunës së Ohrit, në QMK Rajonale Ohër është transmetuar informacioni se shërbimet (JP Ndërtimtaria e ulët, Ujësjellësi dhe NjTKZ-Ohër) po koordinohen për të vepruar në kërkesat prioritare për dëmet. Dëme janë raportuar në objekte banimi, bodrume dhe kultura bujqësore.

Ndryshe pas daljes në terren dhe sipas raportimeve në 112 në QMK dhe raporteve në Komunë do të mbahet mbledhja e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe sipas situatës do të ketë ndihmë nga komunat fqinje të koordinuara sipas situatës dhe mundësive të vetëqeverisjes lokale.