Mourinho tenton transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Ekipi i Romës po interesohet për mesfushorin Scott McTominay, përcjell “Sky Sports” të enjten. Mesfushori defensiv ka gjasa të largohet këtë verë nga Unitedi, ndërsa po pëlqehet nga trajneri i Romës, Jose Mourinho. 26-vjeçari tashmë është kontaktuar nga Roma dhe është shprehur i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Itali. Ai ka kontratë me ekipin […]

Mourinho tenton transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Ekipi i Romës po interesohet për mesfushorin Scott McTominay, përcjell “Sky Sports” të enjten.

Mesfushori defensiv ka gjasa të largohet këtë verë nga Unitedi, ndërsa po pëlqehet nga trajneri i Romës, Jose Mourinho.

26-vjeçari tashmë është kontaktuar nga Roma dhe është shprehur i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Itali.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ndërsa Roma është gati për të ofruar mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

McTominay ka debutuar me ekipin e parë të Unitedit në vitin 2017, ndërsa edicionin e shkuar realizoi 3 gola dhe bëri 1 asistim në të gjitha garat.

Ai ka edhe 39 paraqitje dhe 5 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Skocisë.