MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se, pas marrjes së informacionit lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës dhe ish- ushtarit të UÇK-së, Mitehat Llozhani, i cili u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale. Përmes një postimi në

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi
mpjd-kerkon-angazhim-nderkombetar-pas-arrestimit-te-ish-ushtarit-te-uck-se-ne-serbi

mpjd-kerkon-angazhim-nderkombetar-pas-arrestimit-te-ish-ushtarit-te-uck-se-ne-serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se, pas marrjes së informacionit lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës dhe ish- ushtarit të UÇK-së, Mitehat Llozhani, i cili u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit.

“Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, shkruhet në postim.

Njëherësh MPJD bën të ditur se Ambasadori i Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, shkruhet në postim.