Muharremi: Tani lufta në Iran ka fillu të ndihet edhe në Kosovë përmes rritjes së çmimit të naftës
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se lufta në Iran ka fillu të ndihet edhe në Kosov ë përmes rritjes së çmimit të naftës. Postimi i plotë: Tani lufta në Iran ka fillu me u ndi edhe tek ne n’KS përmes rritjes së çmimit të naftës. Herën e fundit që e mbusha rezervuarin ishte rreth €1.48


Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se lufta në Iran ka fillu të ndihet edhe në Kosov ë përmes rritjes së çmimit të naftës.
Postimi i plotë:
Tani lufta në Iran ka fillu me u ndi edhe tek ne n’KS përmes rritjes së çmimit të naftës.
Herën e fundit që e mbusha rezervuarin ishte rreth €1.48 për litër. Nëse para ndërhyrjeve atje ishte rreth €1.23/l, i bie se kemi një rritje rreth 20% vetëm brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Kjo është shumë problematike sepse inflacioni në Kosovë tashmë është në rritje gjatë 2025, dhe raportimi i fundit ka arritur 5.8%. Me rritjen e naftës mund të futemi lehtë në territorin e nxehtë prej 6%+ inflacion.
Dhe mos ta harrojmë një gjë shumë të rëndësishme, kjo po ndodh mbi rritjet e mëdha të çmimeve që kemi përjetuar që nga viti 2021.
Pra qytetarët dhe familjet në Kosovë tashmë janë duke e bartur një barrë shumë të rëndë të shtrenjtimit të kostos së jetës.
Ndërkohë, ata që duhet ta menaxhojnë ekonominë e vendit vazhdojnë të dalin nëpër studio si “ekspertë të Kushtetutës”, derisa kuleta dhe fuqia blerëse e familjeve kosovare po dobësohet dita-ditës.
Qytetarët, familjet, bizneset dhe ekonomia janë në ‘dorë të Zotit’ të menaxhuara e të kujdesur nga askush aktualisht.
E kur kësaj ia shtojmë edhe rritjen shumë të mundshme të çmimit të rrymës, atëherë rrezikojmë seriozisht një valë të re inflacioni që depërton në gjithë ekonominë nga ushqimi, transporti e deri tek çdo shpenzim i përditshëm.
Një valë e re mbi valën e vjetër të shtrenjtimit që ka filluar që nga viti 2021 e deri 2023 dhe që po vazhdon nga 2025 e deri tani. Pra, rritje mbi rritje mbi rritje, e inflacion mbi inflacion mbi inflacion.
Një mikeshë e imja më herët postoi se si çmimi i mishit të bluar kishte shkuar nga rreth 5 euro në vitin 2021 në rreth 15 euro sot, në 2026. Kjo do të thotë një rritje rreth 200% në këtë produkt.
Edhe nëse marrim parasysh se pagat në disa raste kanë pasur rritje gjatë kësaj periudhe, realiteti mbetet i qartë se në shumë produkte bazë qytetarët dhe familjet kosovare janë varfëruar ndjeshëm, sepse rritja e çmimeve ka qenë shumë më e shpejtë dhe më e madhe sesa rritja e të ardhurave.


