Muhaxheri: Sondazhet tregojnë se kemi rritje të madhe, elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik

Gazmend Muhaxheri, nënkryetar për Organizim Partiak i LDK-së, për FrontOnline thotë ka një kohë subjekti i tyre politik është duke u përgatitur për zgjedhje. ‘’Partitë politike janë gjithë kohën në fushatë zgjedhore, varet nga intensiteti për t’u përgatitur për zgjedhje. Ne jemi që një kohë duke u përgatitur për to, por jemi në përgatitje. Unë […]

Muhaxheri: Sondazhet tregojnë se kemi rritje të madhe, elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik

Gazmend Muhaxheri, nënkryetar për Organizim Partiak i LDK-së, për FrontOnline thotë ka një kohë subjekti i tyre politik është duke u përgatitur për zgjedhje.

‘’Partitë politike janë gjithë kohën në fushatë zgjedhore, varet nga intensiteti për t’u përgatitur për zgjedhje. Ne jemi që një kohë duke u përgatitur për to, por jemi në përgatitje. Unë po besoj se vitin tjetër ish dashur të përmbyllet ky mandat dhe të shkohet në zgjedhjet e reja’’, deklaron ai.

Muhaxheri, thotë se kanë i kanë realizuar disa sondazhe që tregojnë se subjekti i tyre politik ka ngritje dhe se elektorati i tyre i do më së shumti zgjedhjet.

‘’Ne i kemi kryer disa sondazhe dhe elektorati i LDK-së i dëshiron më së shumti zgjedhjet, ndërsa elektorati i VV-së pak ka kërku  zgjedhje. Po i presim me i ardhë koha zgjedhjeve,. Ndryshimi i madh është shumë, shumë i madh, jemi të kënaqur me rritjen që kemi, por do të ketë akoma rritje të LDK-së në këta 5-6 muaj’’ potencon ai.

Nënkryetari i LDK-së, shprehet po ashtu se subjekti i tyre ka kthyer votën e saj dhe se do të kenë ngritje krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare e ku do të kenë edhe emra të rinj në listën zgjedhore për deputet.

‘’Ai elektorati i LDK-së është rikthyer në shtratin e vetë dhe do të kemi ngritje krahasim me zgjedhjet e kaluara. Do të ketë emra të rinj, do të mbesin disa deputetë të vjetër, por do të jenë edhe shumë emra të rinj’’ deklaroj Gazmend Muhaxheri për FrontOnline.