Muja: Nesër presim konstituimin e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për Qeverinë e re

Analisti politik Skënder Muja është shprehur i bindur se nesër do të jetë një ditë e mirë për Kosovën, edhe në aspektin politik. Në emisionin Gazeta, Muja ka thënë se pret që më në fund të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas të kalohet në procesin e zgjedhjes së Qeverisë së re. “Pres që

Muja: Nesër presim konstituimin e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për Qeverinë e re
muja:-neser-presim-konstituimin-e-kuvendit-dhe-hapjen-e-rruges-per-qeverine-e-re

muja:-neser-presim-konstituimin-e-kuvendit-dhe-hapjen-e-rruges-per-qeverine-e-re

Analisti politik Skënder Muja është shprehur i bindur se nesër do të jetë një ditë e mirë për Kosovën, edhe në aspektin politik.

Në emisionin Gazeta, Muja ka thënë se pret që më në fund të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas të kalohet në procesin e zgjedhjes së Qeverisë së re.

“Pres që nesër Kuvendi i Kosovës të konstituohet dhe pastaj të kalohet në zgjedhjen e Qeverisë. Mendoj se Vetëvendosje e ka më të lehtë tash konstituimin, sepse i ka 57 vota dhe i duhen edhe disa vota për ta kompletuar shumicën,” ka deklaruar Muja.

Sipas tij, me konstituimin e institucioneve, vendi do të nisë të merret me çështjet për të cilat qytetarët kanë votuar. “Nesër pres që institucionet të merren me atë që ne i kemi zgjedhur,” ka përfunduar Muja.