Murati, Hillit: Kosova e përkushtuar në dialog për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë

Njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për Serbinë, për të hyrë në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill. Sipas tij, kusht do të jetë vetëm normalizimi i raporteve me Prishtinën zyrtare. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Qeveria e Kosovës. Ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve Hekuran […]

Murati, Hillit: Kosova e përkushtuar në dialog për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë

Njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për Serbinë, për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill.

Sipas tij, kusht do të jetë vetëm normalizimi i raporteve me Prishtinën zyrtare.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se Kosova është e përkushtuar në dialog.

Murati theksoi se me anë të dialogut synohet normalizimi dhe njohja reciproke me Serbinë.

“Jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel, që të arrijmë një marrëveshje që ka synim normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe njohjen e ndërsjelltë. Mirëpo, kjo është vetëm në raport me Serbinë”, tha Murati.