Musk: Fatkeqësia e Bidenit bashkoi amerikanët

Sipërmarrësi amerikan Elon Musk tha se performanca katastrofike e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden në debatin televiziv me Donald Trump, i afroi amerikanët më së bashku, raporton Sputnik. Siç tha ai, ndërgjegjësimi për problemet konjitive të Bidenit bashkoi popullin amerikan. “Për herë të parë pas një kohe të gjatë, shoh që të dy republikanët [...]Read More...

Musk: Fatkeqësia e Bidenit bashkoi amerikanët

Sipërmarrësi amerikan Elon Musk tha se performanca katastrofike e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden në debatin televiziv me Donald Trump, i afroi amerikanët më së bashku, raporton Sputnik.

Siç tha ai, ndërgjegjësimi për problemet konjitive të Bidenit bashkoi popullin amerikan.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë, shoh që të dy republikanët dhe demokratët bien dakord për diçka”, shkroi Musk në rrjetet sociale.

Debati i parë politik mes Bidenit dhe ish-liderit amerikan Donald Trump u mbajt më 28 qershor. Siç raportoi CNN, duke cituar burime, Partia Demokratike është në panik pas fjalimit të presidentit aktual.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen më 5 nëntor./abcnews.al