Mustafa: Kurti kërkon pushtet pa dhënë llogari, nuk është gati të qeverisë

Mustafa: Kurti kërkon pushtet pa dhënë llogari, nuk është gati të qeverisë

Arben Mustafa i  PDK-së, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai nuk është i gatshëm të qeverisë, por përpiqet të qëndrojë në pushtet me çdo kusht.

“Po ndodh në Kosovë që kemi të bëjmë me një njeri që për dy herë radhazi e fiton zgjedhjet, del i pari e nuk fillon me punu. Pra, një njeri që nuk është i gatshëm të qeveris, por është plotësisht i përqendruar të qëndrojë në ndërtesën e qeverisë me çdo kusht, një njeri që kërkon pushtet pa dhënë llogari,” tha Mustafa.