Natyra Kuçi: Edhe pas zgjedhjeve do të ketë rezultat të njejtë, bllokada politike do të vazhdojë përsëri

Anëtarja e Partisë Social-Demokrate, Natyra Kuçi në emisionin Adresa tha se kryeministri Albin Kurti po e përdor situatën politike për të përqendruar pushtetin në duart e tij.
“Ai për pushtetin absolut zgjedh ta mbajë vendin në një ngërç politik. Edhe nëse mbahen zgjedhjet dhe rezultati është i njëjtë, situata politike nuk ndryshon. Pra, jemi përballë një bllokade politike dhe jo institucionale,” tha Kuçi në Adresa.
Sipas saj, kjo tregon qartë se sfida e Kosovës nuk është në nivelin institucional, por në nivel politik, duke bërë që vendi të vazhdojë të mbetet i bllokuar në vendimmarrje dhe zhvillime të rëndësishme shtetërore.



