Përplasje verbale ndërmjet LDK-së dhe PSD-së gjatë aksionit simbolik në Prishtinë

Përplasje verbale ndërmjet LDK-së dhe PSD-së gjatë aksionit simbolik në Prishtinë

Përplasje verbale ndërmjet LDK-së dhe PSD-së gjatë aksionit simbolik në Prishtinë

Një përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) u zhvillua sot gjatë një aksioni simbolik të mbajtur para objektit të LDK-së në Prishtinë.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit e PSD-së u përballën me zyrtarin e LDK-së, Paris Guri, i cili kundërshtoi mbajtjen e aktivitetit pranë selisë së partisë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se aktiviteti po mbahej në hapësirë publike.

“Ky është aktivitet në hapësirë publike”, tha Molliqaj. Guri iu përgjigj duke thënë: “Po ju jeni në hapësirat e LDK-së”.

Debati u intensifikua me tone më të ashpra, ku Molliqaj reagoi: “Largohu në aktivitete mos më hajde, jemi në hapësirë publike”. Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, iu drejtua gjithashtu Gurit duke thënë: “Hajde dalim në debat që po refuzoni. Paris, vjedhe ndonjë like”.

Guri u kundërpërgjigj duke akuzuar PSD-në: “Jo, ju vjedhni do like, se VV po ju shtin në këtë punë”.

Pas përplasjes, Molliqaj akuzoi partitë opozitare për mungesë qartësie lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me kryeministrin Albin Kurti pas zgjedhjeve.

“Sikleti i partive opozitare është i papërmbajtshëm. Siç po e shihni, reagimi i LDK-së është i papërmbajtur. Njerëzit që blejnë vota në diasporë, njerëzit që i shkojnë Albin Kurtit në secilin takim. Kurrgjë më shumë PSD s’po don se me u përgjigjë në pyetjen jetike: Çka kanë me bo LDK-ja pas zgjedhjeve? A janë për qeveri me Kurtin apo pa Kurtin? A janë për presidentin me Kurtin apo pa Kurtin? Mashtrimi i opozitës nuk guxon me shku tutje, lypin votat për pushtet anti-Kurti e shkojnë negociojnë me Kurtin”, deklaroi Molliqaj.

Me pak fjalë

Një përplasje verbale ndërmjet LDK-së dhe PSD-së u zhvillua gjatë një aksioni simbolik në Prishtinë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, akuzoi LDK-në për mungesë qartësie në strategjinë politike pas zgjedhjeve, ndërsa Paris Guri iu kundërpërgjigj duke akuzuar PSD-në për manipulime në rrjetet sociale.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.