Ndërron jetë një person në një pompë të derivateve në Pejë, policia del në vendngjarje

Ndërron jetë një person në një pompë të derivateve në Pejë, policia del në vendngjarje

Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Viktima dyshohet se ka vdekur papritmas në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve në rrugën “Papa Klimenti”.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.  Ai bëri të ditur se policia është njoftuar nga emergjenca e qytetit për një person pa shenja jete.

Gashi tha se i njëjti u gjet në pompë të derivateve, derisa nuk dha më shumë detaje tjera. “Njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, tha ai. /Telegrafi/