Ç’PO NDODH ME XHAKËN? Yakin jep sinjalin e fortë për të ardhmen e yllit shqiptar

Granit Xhaka bleu një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa tashmë në Zvicër ka nisur debati për të ardhmen e tij me Kombëtaren.
Për situatën e kapitenit zviceran ka folur edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, i cili për herë të parë ka komentuar publikisht rastin e Xhakës.
E ardhmja e Xhakës me Kombëtaren është vënë në pikëpyetje pas rastit me certifikatën e vaksinimit. Në futbollin zviceran po diskutohet nëse ai duhet të vazhdojë të jetë kapiten, apo edhe nëse duhet të jetë pjesë e Kombëtares.
Yakin, megjithatë, ka thënë se Xhaka e ka kuptuar gabimin e bërë dhe se është penduar për veprimin e tij.
“Granit e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe ai ka marrë publikisht përgjegjësinë për sjelljen e tij”, ka thënë Yakin.
Deri të dielën mbrëma, Yakin kishte planifikuar që Xhaka t’i bashkohej Kombëtares në Belek, ku skuadra po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Megjithatë, së bashku me presidentin e Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Knabel, Xhaka vendosi të qëndrojë larg Kombëtares gjatë javëve të ardhshme.
“Mes këtij debati të zhurmshëm dhe kontrovers në publik, ai dëshiron ta mbrojë ekipin në mënyrë që të mund të fokusohet plotësisht te ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve”.
“Nga aspekti sportiv, sigurisht që është një keqardhje e madhe që duhet të bëj pa të. Por ai dhe ne ramë dakord se ky është vendimi i duhur në këtë moment”.
Tash pyetja kryesore është nëse Xhaka do të rikthehet në grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares në nëntor.
Federata Zvicerane e Futbollit tashmë ka bërë të ditur se do ta diskutojë situatën me kapitenin pas përfundimit të katër ndeshjeve ndërkombëtare.
“E kam vaksinuar”, mjekja e Granit Xhakës del kundër deklaratave të yllit shqiptar lidhur me certifikatën e falsifikuar
“Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i menduar, i qartë në mendime dhe mendon e vepron në të mirë të ekipit. Unë e vlerësoj shumë këtë tek ai”.
Edhe Xhaka ka reaguar publikisht të martën, për herë të parë që nga deklarata e tij lidhur me rastin.
Në një postim në Instagram, ku shfaqej në një plazh, kapiteni zviceran shkroi: “Po marr pak kohë për të marrë frymë. Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë dhe për gjithë mbështetjen”.
Në mesin e personave që i kanë dhënë mbështetje në komentet e postimit ishin edhe bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Zvicrës, Breel Embolo, Ricardo Rodriguez dhe Noah Okafor./Telegrafi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



