Ndryshimet klimatike, viruset mbushin ambulancat

Ndryshimet klimatike të cilat ndodhin kohëve të fundit kanë ndikim negativ në shëndetin e njeriut, sidomos tek moshat më madhore dhe ato që kanë sëmundje kronike. Mjekja e përgjithshme, Ajsele The post Ndryshimet klimatike, viruset mbushin ambulancat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ndryshimet klimatike, viruset mbushin ambulancat

Ndryshimet klimatike të cilat ndodhin kohëve të fundit kanë ndikim negativ në shëndetin e njeriut, sidomos tek moshat më madhore dhe ato që kanë sëmundje kronike. Mjekja e përgjithshme, Ajsele Fazliu, rekomandon që të evitohet ekspozimi në diell, kujdes me ushqimet dhe ruajtjen e tyre në mënyrë adekuate dhe në vende të freskëta, si dhe kujdes i veçantë në përdorimin e kondicionerëve.

“Këto ndryshime klimatike kanë rritur fluksin e pacientëve, të cilët vizitojnë mjekët amë në përgjithësi duke rritur sëmundjet kronike tek këto pacientë, duke kërkuar shërbime mjekësore. Nëse eksponohemi nga një temperaturë e ulët direkt në temperatura të larta, vetë organizmi do të reagojë. Kondicionerët kohëve të fundit janë faktorë kryesorë që tek një numër i madh i pacientëve paraqiten dhimbje në muskuj, ashtë. Tek ata që kanë sëmundje reumatike paraqitet aktivizimi i këtyre sëmundjeve.”, – deklaroi mjekja e përgjithshme, Ajsele Fazliu.

Përveç sëmundjeve kronike, në dy javët e fundit viruset dhe gripet i kanë mbushur ambulancat me pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Simptomat më të shpeshtë janë diarea, vjellja, temperatura dhe kollitje. Pjesa më e madhe e pacientëve që kërkojnë ndihmë janë të moshuar. Ka edhe pacientë të hospitalizuar. Të rinjtë ankohen për lodhje dhe marramendje.

“Për fat të keq me ftohjen e motit që kishim javën e kaluar, kishim edhe prezencën e viruseve të ftohjes. Në ambulancën time ka persona që janë në periudhën reproduktive që konsiderohen të shëndetshëm dhe me imunitet të fortë, por që janë hospitalizuar për shkak të prezencës së bronho-pneumonisë. Për fat të keq ka pacientë që janë jo të aftë për punë në këtë gjendje dhe u duhet qetësi dhe pushim mjekësor. Do të kisha apeluar për mirëkuptim nga autoritetet shtetërore, sepse ne, me të vërtetë me marramendje apo prishje të baraspeshës, e kemi patjetër t’i izolojmë nga procesi i punës.”, – theksoi mjekja, Daniella Georgievska.

Sipas mjekes Goergievska, situata në ambulancë është alarmante për periudhën në të cilën ndodhemi. Zakonisht në këto periudha viteve të kaluara kanë dominuar rastet patologjike, pickime nga insekte, skuqje, gjegjësisht raste dermatologjike. Ndërkaq dy vitet e fundit kemi paraqitje të sëmundjeve që nuk janë të zakonta për këtë periudhë të vitit dhe kjo sipas saj ndodh për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes së ajrit.

The post Ndryshimet klimatike, viruset mbushin ambulancat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .