UEFA ndryshon rregullat, kartonët e verdhë dhe koha e ndeshjes me risi nga sezoni 2026/27

UEFA ndryshon rregullat, kartonët e verdhë dhe koha e ndeshjes me risi nga sezoni 2026/27

UEFA ka miratuar dy ndryshime të rëndësishme në rregulloren e saj, të cilat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga sezoni 2026/27 në të gjitha kompeticionet evropiane për klube, transmeton albinfo.ch. 

Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me sistemin e kartonëve të verdhë. Sipas rregullores së re, një futbollist do të pezullohet pasi të grumbullojë katër kartonë të verdhë, në vend të tre, siç ishte parashikuar deri më tani.

Pas pezullimit të parë, çdo pezullim i radhës do të vijë pas çdo dy kartonëve të tjerë të verdhë, përkatësisht pas kartonit të gjashtë, të tetë dhe më tej sipas të njëjtit parim.

Ndryshimi i dytë lidhet me mënyrën e shfaqjes së kohës në stadiume. UEFA ka vendosur të heqë praktikën e ndalimit të kronometrit në minutat 45:00 dhe 90:00.

Me rregullin e ri, ora zyrtare do të vazhdojë të ecë edhe gjatë kohës shtesë, duke shfaqur në kohë reale minutat shtesë të lojës, një sistem që përdoret prej vitesh në futbollin anglez.

Sipas UEFA-s, këto ndryshime synojnë të rrisin qartësinë dhe transparencën gjatë zhvillimit të ndeshjeve, si dhe të përmirësojnë funksionimin e garave evropiane për lojtarët, klubet dhe tifozët./Albinfo.ch 

The post UEFA ndryshon rregullat, kartonët e verdhë dhe koha e ndeshjes me risi nga sezoni 2026/27 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.