Në 100 ditët e para të qeverisjes do të kemi edhe 20 shërbime të reja digjitale, paralajmëroi Qeveria

Ministria për transformim digjital në periudhën e ardhshme do të digjitalizojë 20 shërbime të reja që janë të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa do të jenë të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re. Prej tyre 10 do të jenë për biznese, ndërsa 10 për qytetarët, […]

Në 100 ditët e para të qeverisjes do të kemi edhe 20 shërbime të reja digjitale, paralajmëroi Qeveria

Ministria për transformim digjital në periudhën e ardhshme do të digjitalizojë 20 shërbime të reja që janë të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa do të jenë të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re. Prej tyre 10 do të jenë për biznese, ndërsa 10 për qytetarët, raporton MIA.

Siç njoftoi ministri dikasterial Stefan Andonovski në takimin e sotëm me gazetarë, do të pasojë ridizajnimi dhe përmirësimi i portalit për përdorim të lehtë dhe të shpejtë.

“I themi lamtumirë pritjes në radhë, sporteleve të mbushura me njerëz ose thirrjes së gabuar të numrave të telefonit. Shërbimet elektronike në mënyrë shtesë do ta bëjnë shumë të lehtë dhe të thjeshtë kryerjen e të gjitha detyrave administrative nga shtëpia, zyra apo në lëvizje. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, shpresoj se do të sigurohemi që kjo të bëhet përmes pajisjeve mobile”, tha Andonovski.

Ai vlerësoi që përmes transformimit të tillë do të kemi shërbime më të shpejta, efikase dhe do të parandalohet korrupsioni.

Ministri Andonovski paralajmëroi edhe formimin e grupit punues për zhvillimin e strategjisë për siguri kibernetike.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në muajin mars e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për procesin e identifikimit të hub-eve inventive digjitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i aprovoi qendrat e paraqitura për realizimin e thirrjes në kuadër të programit Evropa Digjitale.

Kujtojmë se, në korrik të vitit 2023, u nënshkrua Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin “Evropa Digjitale”. Në kuadër të këtij programi, bizneset, administrata publike dhe organizatat e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë  do të kenë qasje në fondin prej 7.5 miliardë euro, për periudhën e viteve 2021-2027.

LEXO: RMV, do të krijohen hub-e inventive digjitale në kuadër të programit Evropa Digjitale LEXO: Aliu dhe Geer, e nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin “Evropa Digjitale” LEXO: Ministri Aliu në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për partneritet në programin “Evropa Digjitale (2021-2027)” me BE-në LEXO: Digjitalizimi në RMV gjatë vitit 2022: Larg shërbimeve me një klikim, faturën e paguajnë qytetarët