Në ditëlindjen e djalit, ndahet nga jeta tezja e Gold Ag

Këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun e gjerë si Gold AG, ka ndarë sot një lajm mjaft të hidhur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se tezja e tij, Lulja, ka ndërruar jetë. Përmes një postimi thellësisht emocional, reperi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje dhe i […]

Në ditëlindjen e djalit, ndahet nga jeta tezja e Gold Ag

Këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun e gjerë si Gold AG, ka ndarë sot një lajm mjaft të hidhur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se tezja e tij, Lulja, ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi thellësisht emocional, reperi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje dhe i është drejtuar me fjalë prekëse të afërmit të tij, Amirit. Ai vlerësoi sakrificën e tezes për ta rritur të birin jetim, duke theksuar se të dy ndajnë një histori të ngjashme jetësore.

Gjëja më e dhimbshme në këtë ngjarje është se humbja ka ndodhur pikërisht në ditën e ditëlindjes së djalit të saj. “Në këtë ditë të ditëlindjes tënde vëlla nuk e prita që të ngushëlloj, por Ai që e ka jetën tonë në dorë Ai i di punët e veta e ne pajtohemi me caktimin e Tij,” – shkruan Arian Agushi në postimin e tij.

Ngushëllime!