Nelson Hysa mbron titullin WBO Global, nokauton norvegjezin në raundin e dytë

Nelson Hysa mbron titullin WBO Global, nokauton norvegjezin në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, duke mposhtur me nokaut norvegjezin Thomas Narmo në O2 Arena të Londrës.

Hysa e përfundoi meçin vetëm 36 sekonda pas fillimit të raundit të dytë, pasi një goditje e fuqishme me të djathtën e rrëzoi Narmon dhe gjyqtari vendosi ta ndërpresë duelin, përcjell albinfo.ch.

Pas goditjes, Narmo mori menjëherë ndihmë nga ekipi mjekësor dhe iu dha oksigjen në ring. Më pas ai arriti të largohej nga ringu me ndihmën e stafit.

Me këtë fitore, Hysa mbron titullin WBO Global Heavyweight dhe vazhdon serinë e tij pa humbje në boksin profesionist.

Para meçit, të dy boksierët ishin të pamposhtur, ndërsa përballja e tyre ishte pjesë e mbrëmjes së boksit në O2 Arena në Londër.

Hysa tashmë numëron 25 fitore në karrierën profesioniste, 23 prej tyre me nokaut.

 

The post Nelson Hysa mbron titullin WBO Global, nokauton norvegjezin në raundin e dytë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.