Nëna dhe motra e vrasësit në shkollën në Beograd janë kapur nga policia në kufi për RMV

Nëna dhe e motra e djaloshit që e kreu vrasjen masive në SHF “Vlladillav Ribnikar” knë tentuar ta braktisin Serbinë por janë parandaluar në vendkalimin kufitar Prohor Pçinjski drejt Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia e Veriut apo Greqia. Miljana është […]

Nëna dhe motra e vrasësit në shkollën në Beograd janë kapur nga policia në kufi për RMV

Nëna dhe e motra e djaloshit që e kreu vrasjen masive në SHF “Vlladillav Ribnikar” knë tentuar ta braktisin Serbinë por janë parandaluar në vendkalimin kufitar Prohor Pçinjski drejt Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia e Veriut apo Greqia.

Miljana është ndaluar pasi është nën hetim. Autoritetet dyshojnë se ajo ka neglizhuar dhe abuzuar me djalin vrasës përpara se të kryente krimin. Nëse vërtetohet se ajo e ka kryer këtë vepër, ajo dënohet me burgim deri në tre vjet.

LEXO: Iu vazhdua paraburgimi babait të fëmijës që bëri masakër në shkollën e Beogradit

Babai i akuzuar është arrestuar pasi djali i tij, i cili sipas ligjit nuk mund të përgjigjet penalisht për shkak se është i mitur nën moshën 14 vjeçare, ka kryer vrasje masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd. Atij i është vazhduar paraburgimi me propozim të prokurorisë për rrethana të veçanta që tregojnë se i akuzuari mund ta përsërisë veprën nëse lirohet.

Kujtojmë që  më 3 maj, një nxënës në një Shkollë në Beograd vrau me armë tetë nxënës dhe rojën e shkollës. Dy ditë më vonë, më 5 maj, një 21 vjeçar, në Mlladenovac të Beogradit vrau tetë persona dhe 14 të tjerë plagosi, në një sulm me armë zjarri.

LEXO: Lavdërimi dhe mbështetja e vrasësit të mitur – si e prezantuan përmbajtjet në TikTok masakrën në Serbi? LEXO: Djaloshi që vrau nxënësit në Beograd ka pasur listë, plan dhe koktej molotovi, u arrestua edhe babai i tij