Nënshkruhet deklarata e përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit. Sipas njoftimit, pas një procesi disa mujor koordinimi ndërmjet Komunës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, është arritur pajtimi për krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit. Deklarata synon që

Nënshkruhet deklarata e përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit
nenshkruhet-deklarata-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit

nenshkruhet-deklarata-e-perbashket-per-projektin-e-varrezave-te-kryeqytetit

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pas një procesi disa mujor koordinimi ndërmjet Komunës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, është arritur pajtimi për krijimin e një modeli të ri dhe të barabartë për organizimin e shërbimeve të varrimit.

Deklarata synon që varrezat të funksionojnë si hapësirë publike në shërbim të të gjithë banorëve, duke garantuar respektimin e riteve fetare dhe administrim profesional, institucional dhe në përputhje me standardet e dinjitetit dhe respektit publik.