Nga Haga, Rama: Narrativa e luftës së drejtë dominoi fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së

Nga Haga, Rama: Narrativa e luftës së drejtë dominoi fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së

Gazetari i Kanal10, Fidan Rama, ka ndjekur nga afër procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të  UÇK-së Hagë.

Në emisionin “Gazeta”, Rama ka ndarë detaje nga dita e sotme e seancës, ku fjalën e patën edhe vetë ish-krerët e UÇK-së gjatë fjalimeve përfundimtare.

Sipas tij, pjesa kryesore e ditës ka qenë e mbushur me  pritje nga familjarët, të pranishmit në sallë dhe qytetarët që kanë ndjekur nga afër zhvillimet e procesit gjyqësor.

“Pjesa kryesore e komenteve pas mbylljes së seancës së sotme ishin mesazhet që ata përcollën. Fokusi kryesor ishte narrativa se lufta ka qenë e drejtë dhe se pozicioni i tyre në luftë nuk ka qenë sipas akuzave të Prokurorisë Speciale, por për çlirimin e vendit nga okupimi serb”, ka deklaruar Rama.