Ngjyra, buzëqeshje dhe shpresë: Doarta Bislimi kurs pikture vullnetar për fëmijët e SOS Fshatit
Në kuadër të aktiviteteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, piktorja e re Dorarta Bislimi ka realizuar një kurs pikture vullnetar për fëmijët, duke sjellë ngjyra, dashuri dhe shpresë në përditshmërinë e tyre. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin ndjenjat, ëndrrat dhe


Në kuadër të aktiviteteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, piktorja e re Dorarta Bislimi ka realizuar një kurs pikture vullnetar për fëmijët, duke sjellë ngjyra, dashuri dhe shpresë në përditshmërinë e tyre.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin ndjenjat, ëndrrat dhe imagjinatën e tyre përmes vizatimit dhe ngjyrave. Çdo punim artistik pasqyroi emocionet e sinqerta të fëmijëve dhe kreativitetin e tyre të lirë.
Përmes këtij angazhimi vullnetar, SOS Fshati tha se Dorarta Bislimi dëshmoi se arti nuk është vetëm talent, por edhe një formë e fuqishme e mirësisë dhe solidaritetit. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë shprehën mirënjohjen për kontributin e saj, duke vlerësuar rolin e artit në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve.



