Një dashuri si e Bucit dhe Veronës: E fejuara e ish banorit të”BBVK” nuk i ndalon fjalët e bukura për të

Që nga pjesëmarrja e Ylli Dervishit, i njohur me nofkën Buci në formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, ai dhe e fejuara e tij, Verona Osmani vijojnë të mbeten ndër çiftet më të komentuara. Kësisoj, herë pas here dyshja ndajnë fotografi së bashku, pa lënë anash edhe dedikime. Në një të fundit, teksa Buci e…

Një dashuri si e Bucit dhe Veronës: E fejuara e ish banorit të”BBVK” nuk i ndalon fjalët e bukura për të
Që nga pjesëmarrja e Ylli Dervishit, i njohur me nofkën Buci në formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, ai dhe e fejuara e tij, Verona Osmani vijojnë të mbeten ndër çiftet më të komentuara.

Kësisoj, herë pas here dyshja ndajnë fotografi së bashku, pa lënë anash edhe dedikime.

Në një të fundit, teksa Buci e Verona shihen duke ecur përgjatë pushimeve të tyre verore, kjo e fundit kishte diçka për të shtuar.

“Në jetë, s’ka rëndësi se ku shkon, por me kë shkon”, ka mbishkruar Verona.

Kujtojmë se një nga momentet më ikonike të edicionit të dytë të BBVK, ishte pikërisht vizita që Verona ia pati bërë Bucit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.