Një e katërta e popullsisë në rrezik të varfërisë! 

Pas Maqedonisë – Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 41.6%, 32% dhe 30 The post Një e katërta e popullsisë në rrezik të varfërisë!  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një e katërta e popullsisë në rrezik të varfërisë! 

Pas Maqedonisë – Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 41.6%, 32% dhe 30 % secila

Maqedonia e Veriut ka gati një të katërtën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me rajonin dhe Bashkimin Europian. Sipas matjeve të EUROSTAT-it, Maqedonia e Veriut ka 21.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë së thellë, e pasuar nga Bullgaria, Shqipëria, Greqia… por që këto vende kanë numër më të madh të banorëve krahasuar me Maqedoninë. Sipas përcaktimeve të EUROSTAT-it “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, shkruan gazeta KOHA.

Pas Maqedonisë – Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 41.6%, 32% dhe 30 % secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%. Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%. Në Maqedoninë e Veriut, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2023 është vlerësuar me 138.593 denarë, në krahasim me 117.650 denarë që ishte në vitin 2022. Në vitin 2023 janë vlerësuar se rreth 476 mijë individë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.

Ndryshe, në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, që do të thotë jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social. Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).

Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Europian “Europa 2030”. Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë, duhet të reduktohet me të paktën 15 milionë deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë. (koha.mk)

The post Një e katërta e popullsisë në rrezik të varfërisë!  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .